Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Sfida e kthimit përballë Hajduk Split, klubi i Dinamos jep SUPER LAJMIN për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida e kthimit përballë Hajduk Split, klubi i Dinamos jep SUPER
Dinamo

Dinamo ka një “test” tepër të vështirë në fazën e 3-të të Conference League. “Djemtë” e Ilir Dajës do të përballen të enjten e 7 gushtit në Kroaci, për ndeshjen e parë të kësaj faze me Hajduk Split.

Ndërkohë që më 14 gusht, ndeshja që do të luhej në Shqipëri, ishte parashikuar të zhvillohej në “Elbasan Arena”. Megjithatë, gjithçka ka ndryshuar dhe Dinamo ka dhënë lajmin e mirë për tifozët.

Kryeqytetasit do ta presin Hajdukun pikërisht në kryeqytet. Pra ndeshja Dinamo City – Hajduk Split do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.

Njoftimi i klubit të Dinamos:

Klubi dinamovit bën me dije se ndeshja e kthimit kundër Hajduk Split, e vlefshme për turin e tretë të UEFA Conference League, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë të gjitha përpjekjet dhe ka plotësuar dëshirën e tifozëve blu, të cilët tashmë kanë më shumë mundësi për ta përkrahur ekipin e zemrës nga afër në kryeqytet. Ndryshimi i stadiumit për ndeshjen e programuar për më 14 gusht nga “Elbasan Arena” në “Air Albania”, është konfirmuar edhe nga UEFA.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga