Enzo Maresca u shpreh për ndeshjen e Chelsea në Ligën e Konferencës. Tekniku italian u shpreh sot se Chelsea është një ekip, një skuadër e bashkuar pavarësisht politikës së tij për të bërë ndryshime me shumicë në formacionin titullar.
Italiani është shprehur 1 ditë para ndeshjes së Conference League kundër armenëve të Noah, ekip ku aktivizohet Erald Çinari. Trajneri i Chelsea-t ka hedhur në fushë 2 11-she deri në këtë pikë të sezonit dhe i ka ecur për mbarë. Kjo sipas tij vjen si pasojë e një sezoni të rënduar kalendarik.
“Ne bëjmë ndryshime sepse kemi 24 lojtarë të gatshëm dhe në formë sa herë që thirren. Sezoni ka kaq shumë ndeshje përpara, ku përfshihen Premier League, FA Cup dhe Conference League. Ne do të përpiqemi të përdorim të gjitha kartat që kemi në dorë. Noah është një ekip që në vendin etyre po bëjnë mirë, kështu që ne duhettë mos i nënvlerësojmë.”, u shpreh Maresca.