
Ballkani - Ilir Daja
Ballkani dhe Larne do të luajnë të enjten, prej orës 20:00. Sfida është e para e vlefshme për turin e tretë të Conference League.
Kampionët e Kosovës përballë atyre të Irlandës së Veriut masin forcat në “Fadil Vokrri”. Bastet kanë kuotuar këtë takim duke vendosur si favorit Ballkanin.
Vendasit kanë koeficient 1.4, ndërsa fitorja e Larnes kuotohet 6.4. Një barazim mes dy skuadrave kuotohet 4.4.
Tashmë gjith5ka i mbetet fushës së lojës. Ballkani do kërkojë rezultat pozitiv, për të qenë më i qetë në transfertën e Irlandës.
Poll