
Egnatia ka mposhtur 0 me 1 Vikingur Rejkjavik. Fitore historike e rrogozhinasve në Europë, që luanin pas largimit të dy lojtarëve kyç si Alen Sherri dhe Ibrahimoglu.
Kjo sfidë ishte e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Takimi u vendos me golin e Doukouo në minutën e 34.
Rol të rëndësishëm në këtë takim luajti portieri Ilir Dabjani. Gardiani i rrogozhinasve zëvendësoi mjaft mirë Alen Sherrin, që tashmë është pjesë e Cagliarit në Seria A.
Për paraqitjen e tij Dabjani është vlerësuar dhe si më i miri i ndeshjes. Më poshtë mund të shihni notat për të dyja skuadrat.
Tashmë gjithçka mbetet për t’u vendosur në stadiumin “Loro Boriçi”, më 1 gusht ora 20:00. Egnatia do kërkojë të vulosë kualifikimin historik përballë kampionëve të Islandës.
