Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Synohet kualifikimi në Shkodër, Edlir Tetova nis misionin “anti-Vikingur”

Shkruar nga NEWSPORT
Synohet kualifikimi në Shkodër, Edlir Tetova nis misionin
Egnatia

Egnatia u mposht nga Napoli me shifrat 4-0. Një sfidë ku sigurisht që italianët ishin dominues, pasi rrogozhinasit duhet të “ruanin” energjitë për safidën e kthimit me vikingur.

Ekipi i Edlit Tetovës do të luajë më 1 gusht ndaj Vikingur, sfidë që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” në orën 20:00. Një duel shbumë i rëndësishmë, pasi rrogozhinasit do të synojnë një tjetër fitore për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 1-0 në favor të Egnatias. Pikërisht kjo bën më shumë me optimizëm lojtaret dhe stafin dhe tashmë Tetova nuk ka shumë kohë për të humbur dhe do të nisë misionin “anti-Vikingur”.

Në këtë duel do të mungojë sërish Bakayoko, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar. Sulmuesi ende nuk është rikuperuar që prej 10 korrikut, në sfidën  ndaj Borac Banja Luka. Por lajm i mirë për Tetovën është rikthimi i Zejnullait, i cili ka shlyer pezullimin dhe do të jetë i gatshëm për duelin e së enjtes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga