Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Mungesa dhe debutime, Edlir Tetova ndryshon 11-shen ndaj Vikingur (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa dhe debutime, Edlir Tetova ndryshon 11-shen ndaj Vikingur (FORMACIONI I
Egnatia

Egnatia do të përballet me Vikingur, takim që do të luhet në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm për rrogozhinasit, i cili ëhstë i vlefshëm për turin e dytë të Conference League.

Edlir Tetova në stërvitjen e fundit do të “kopsitë” edhe formacionin me të cilin do të zbresë në fushë. Largimet e fundit gjatë kësaj merkatoje bëjnë me “dhimbje koke” durrsakun. Kështu Tetova do të bëjë ndryshime, pasi duhet të gjejë zëvendësuesit e Sherrit, Ibrahimoglus dhe Spahiut, të cilët nuk do të luajnë më me Egnatian. Dy të parët janë shitur nga klubi, ndërsa me Spahiun kanë mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, pasi do të mungojë edhe Zejnullai. Ky i fundit do të jetë i pezulluar për shkak kartonësh. Ndërkohë ndaj Vikingur pritet të ketë debutime. Në portë do të debutojë Ilir Dobjani.

Formacioni i mundshëm:

Egnatia: Dobjani, Dylis, Malota, Aliev, Fangaj, Lushkja, Aleksi, Ahmetaj, Ndreca, Kasa, Bakaayoko. Trajner: Edlir Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga