Vikingur Reykjavik dhe Borac Banja Luka kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Conference League.
Ndeshja mes kundërshtarëve të Egnatias në fazat kualifikuese të kompeticioneve europiane, përfundoi 2-0 në favor të Vikingur.
Kampionët e Islandës mbyllën gjithçka që në pjesën e parë.
Goli i Hansen në minutën e 17-të dhe Gunnarsson në të 23-tën mbyllën llogaritë përballë klubit serb të vendosur në Bosnje. Një fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e Vikingur.
Me këtë triumf, këta të fundit shkonë në vendin e 10-të në kuotën e 6 pikëve. Në krahun tjetër, Borac Banja Luka mbetet në vendin e 12-të me 4 pikë të grumbulluara.
Golat e ndeshjes
Poll
Lexo gjithashtu
CONFERENCE LEAGUE
CONFERENCE LEAGUE/ Noah e Çinari SHKUNDEN nga ‘tërmeti londinez’ (VIDEO)
CONFERENCE LEAGUE