
Dinamo është mposhtur nga Jagiellonia në transfertë, në sfidën e parë të fazës “play-off” të UEFA Conference League. Sfida e zhvilluar në Poloni, përfundoi 3-0 në favor të vendasve.
Golat për Jagiellonia u shënuan nga Imaz, Paululu dhe Ëojtuszek. Ndërkohë që Dinamo e Ilir Dajës tregoi shumë “përgjumje” në fazën difensive, sidomos në dy golat e parë.
Megjithatë, shpresa vdes e fundit për dinamovitët. Këta të fundit do të provojnë “gjithçka për gjithçka” një javë më pas, pra më 28 gusht, kur do të jenë pritës për të luajtur sfidën e kthimit.
Jagiellonia 3 – 0 Dinamo (Imaz 12', Palulu 34', Wojtuszek 50')
Conference League: Faza “play-off”
Stadiumi: “Chorten Arena”
Arbitër: Marian Barbu (rumun)
FORMACIONET ZYRTARE:
JAGIELLONIA: Abramowicz, Wdowik, Kobayashi, Vial, Wojtuszek, Pozo, Flach, Romanczuk, Imaz, Palulu, Pietuszewski. Trajner: Adrian Siemieniec.
DINAMO: Teqja, Lorran, Aliji, Meksi, Nani, Gassama, Beqja, Vila, Bregu, B.Berisha, H.Berisha. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90+5' Mbyllet 3-0 ndeshja.
50' Shënon Jagiellonia me Wojtuszek.
45+2' Mbyllet 2-0 pjesa e parë.
34' Shënon Jagiellonia me Palulu.
12' Shënon Jagiellonia me Imaz.
5' E pabesueshme, Dejvi Bregu humb rastin e artë.
1' Jagiellonia shënon në sekondat e para me Palulu, por goli anulohet për pozicion të parregullt.
1’ “Sy e veshë” nga Polonia, shkelmohet topi i parë në Jagiellonia – Dinamo.