
Pas fitores 2-1 në Shkodër, Vllaznia është mposhtur mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Vikingur. Sfida e kthimit, e fazës së dytë kualifikuese të Conference League, përfundoi 4-2 në favor të vendasve.
Vllaznia shënoi dy gola me penallti, të dyja nga Bekim Balaj. Megjithatë, nuk mjaftuan, pasi dopieta e Hansen dhe goalt e Hafsteinsson dhe Thorkelsson, “shtangët” shkodranët, të cilët eliminohen.
Vikingur 4 – 2 Vllaznia (5-4) (Hafsteinsson 10', Hansen 55', 86', Thorkelsson 94' / Balaj 26', 85')
Conference League: Faza e dytë kualifikuese
Stadiumi: Víkingsvollur
Arbitër: Mihaly Kapraly (hungarez)
FORMACIONET ZYRTARE:
VIKINGUR: Arinbjornsson, Gunnarsson, Ekroth, Thorkelsson, Ibrahimagic, Borgporsson, Hafsteinsson, Sigurdsson, Ingimundarson, Hansen, Gudjonsson. Trajner: Solvi Jonsson.
VLLAZNIA: Jukaj, Gjini Bajrami, Kouro, Gurishta, Yago, Krymi, Sala, Mala, Bismark, Balaj. Trajner: Edi Martini.
LIVE:
120+5' Mbyllet 4-2 ndeshja.
94' Shënon Vikingur me anë të Thorkelsson.
86' Shënon Vikingur me anë të Hansen.
85' GOL VLLAZNIA! Balaj përsëri me penallti.
55' Vikingur shënon me anë të Hansen.
45+3' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
26' GOL VLLAZNIA! Shënon Balaj.
10' Shënon Vikingur me Hafsteinsson.
1’ Nis sfida në Islandë, Vllaznia kërkon kualifikimin.