
Olympiacos 1-0 Fiorentina (El Kaabi 116')
Olympiacos ka fituar trofeun e UEFA Conference League. Skuadra greke ia doli që të mposhtë Fiorentinën në finalen e madhe, pas 120 minutash lojë.
Sfida në kohën e rregullt e cila zgjati 97 minuta, përfundoi me rezultatin 0-0. Pavarësisht rasteve, asnjë nga ekipet nuk ia doli të shënonte, duke e çuar ndeshjen në shtesën e madhe 30 minutëshe.
Goli erdhi vetëm në minutën e 116’, aty ku sulmuesi maroken, El Kaabi gjeti rrugën e rrjetës me anë të një goditje me kokë.
Ky gol ishte vendimtar, duke i dhënë Olympiacos një trofe prestigjoz në mes të Athinës. Në krahun tjetër, Fiorentina humbet një finale të Conference League për herë të 2-të radhazi, pasi vitin e shkuar u mposhtën në finale nga West Ham.
Grekët tashmë ngushëllohen dhe krenohen me fitimin e Conference League, pasi Greqia nuk është pjesë e Euro 2024, kompeticion të cilin do ta ndjekin nga televizori.
FORMACIONET ZYRTARE:
OLYMPIACOS (4-2-3-1): Tzolakis; Rodinei, Retsos, David Carma, Ortega; Hezze, Iborra; Podence, Chiquinho, Fortounis; El Kaabi. Trajner: José Luis Mendilibar
FIORENTINA (4-3-3): Terracciano; Dodô, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Arthur, Mandragora; Gonzalez, Belotti, Kouamé. Trajner: Vincenzo Italiano
Rastet e ndeshjes:
116' GOL! El Kaabi kalon Olympiacos në avantazh.
105' Mbyllen 15 minutat e para të shtesës.
96' Portieri i Fiorentinës fantastik, Terracciano ndal golin e sigurt.
90+7' Ndeshja shkon në shtesë, nuk ka fitues në kohën e rregullt.
65' Përsëri Milenkovic, por goditja e tij shkon jashtë.
9' Milenkovic kalon Fiorentinën në avantazh, por goli anullohet për pozicion të parregullt.
4' Olympiacos pranë golit me Podence.
1' Starton finalja e UEFA Conference League.