
Egnatia pasditen e sotme do të mbyllë përgatitjet për sfidën me Vikingur, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 20”45. Një duel shumë i rëndësishëm për rrogozhinasit, i cili ëhstë i vlefshëm për turin e dytë të Conference League.
Edlir Tetova në stërvitjen e fundit do të “kopsitë” edhe formacionin me të cilin do të zbresë në fushë. Largimet e fundit gjatë kësaj merkatoje bëjnë me “dhimbje koke” durrsakun. Kështu Tetova do të bëjë ndryshime, pasi duhet të gjejë zëvendësuesit e Sherrit, Ibrahimoglus dhe Spahiut, të cilët nuk do të luajnë më me Egnatian. Dy të parët janë shitur nga klubi, ndërsa me Spahiun kanë mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin.
Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, pasi do të mungojë edhe Zejnullai. Ky i fundit do të jetë i pezulluar për shkak kartonësh. Ndërkohë ndaj Vikingur pritet të ketë debutime. Në portë do të debutojë Ilir Dobjani.
Formacioni i mundshëm:
Egnatia: Dobjani, Dylis, Malota, Aliev, Fangaj, Lushkja, Aleksi, Ahmetaj, Ndreca, Kasa, Bakaayoko. Trajner: Edlir Tetova.