Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Isco “godet” Chelsean para finales: Çfarë kanë ata më shumë se ne? Paratë!

Shkruar nga NEWSPORT
Isco “godet” Chelsean para finales: Çfarë kanë ata
Isco

Mesfushori ofensiv Isco foli gjithashtu në një konferencë për shtyp në prag të finales së Ligës së Konferencës kundër Chelseat të planifikuar për nesër në Poloni.

"Çfarë kanë ata më shumë se ne? Pyetje e mirë, veçanërisht paratë! Por ajo që ka më shumë rëndësi është entuziazmi për këtë ndeshje, për këtë finale dhe për të shkruar historinë tonë në Evropë. Kur je afër të luash një finale, vizualizon momentet që ke jetuar. Por gjëja e rëndësishme është të përqendrohesh te ndeshja, edhe nëse është shumë e vështirë.

Mund të jetë titulli i parë kontinental për Betisin dhe fitimi i tij si kapiten do të ishte edhe më i rëndësishëm. Jemi të bindur se mund të fitojmë, e thashë në dhomën e zhveshjes se besimi është hapi i parë drejt fitores. Ne kemi treguar se mund të mposhtim këdo, mezi presim fillimin e ndeshjes sepse duam t'u japim tifozëve një arsye për të brohoritur", tha Isco.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga