
Mesditën e sotme është hedhur shorti i Conference League për “Play-Off”. Kujtojmë që në këtë kompeticion janë ende 3 ekipe shqiptare, Ballkani, Deçiq dhe Drita.
Ballkani do të përballët në turin e 3-të kundër Larne (Irlanda e Veriut). Në rast një kualifikimit të mundshëm, ekipi i Ilir Dajës do të luajë kundër fituesit të çiftit, Dinamo Minsk (Bjellorusi) – Lincoln Red Imps (Gjibraltar).
Ndërsa Deçiq i Tuzit do të luajë në raundin e 3-të kualifikues ndaj Helsinikit (Finlandë). Në rast se skuadra shqiptare ia del të kualifikohet, do të përballen me një prej Klaksvik (Ishujt Faroe) – Borac Banja Luka (Bosnje). Kujtojmë që këta të fundit eliminuan Egnatian nga turi i parë kualifikues i Champions League.
Në krahun tjetër, Drita nuk ka qenë aq me fat sa dy ekipet e tjera shqiptare. Skuadra nga Gjilani do të luajë në turin e 3-të kundër Audas (Letoni). Në rast kualifikimit, në “Play-Off”, Drita do të përballet me Brondby (Dinamarkë) të cilët eliminuan Llapin, ose gjigantin e Legias së Varshavës (Poloni).