
Olympiacos dhe Fiorentina do të përballen me njëra-tjetrën mbrëmjen e sotme në kuadër të finales së madhe të UEFA Conference League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “OPAP Arena”, të Athinës, do të startojë në orën 21:00.
Tashmë dy trajnerët, si José Luis Mendilibar dhe Vincenzo Italiano kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj ndeshje mjaft të rëndësishme. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të finales Olympiacos – Fiorentina.
FORMACIONET ZYRTARE:
OLYMPIACOS (4-2-3-1): Tzolakis; Rodinei, Retsos, David Carma, Ortega; Hezze, Iborra; Podence, Chiquinho, Fortounis; El Kaabi. Trajner: José Luis Mendilibar
FIORENTINA (4-3-3): Terracciano; Dodô, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Arthur, Mandragora; Gonzalez, Belotti, Kouamé. Trajner: Vincenzo Italiano