Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Enea Jorgji “zverdh” ekipet në Conference League, nuk kursen as dy shqiptarët

Shkruar nga NEWSPORT
Enea Jorgji “zverdh” ekipet në Conference League, nuk kursen as
Uran Bislimi dhe Enea Jorgji

Enea Jorgji ishte arbitër kryesor mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e Conference League, mes Luganos dhe Gent. Sfida e vlefshme për raundin e katërt të këtij kompeticioni prëfundoi 2-0 në favor të zviceranëve.

Një ndeshje pozitive për arbitrin shqiptar, i cili gjykoi mjaft mirë dhe saktë ndeshjen, bazuar që për Jorgjin nuk kishte kritika apo pakënaqësi. Megjithatë, gjyqtari elbasanas nuk kurseu kartonët e verdhë.

8 kartonë të verdhë ka nxjerrë Jorgji nga xhepi në këtë sfidë, duke i ndarë nga katër për secilin ekip. Madje, arbitri i Superiores dhe UEFA-s nuk kurseu as portierin e Kosovës që aktivizohet te Lugano, Amir Saipin dhe futbollistin tjetër shqiptar, Uran Bislimin.

Gjithashtu asistentët e tij ishin Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Në krahun tjetër, rolin e arbitrit të katërt e bëri Eldorjan Hamiti. Në VAR ishte italiani Marco Di Bello, ndërsa asistent i tij ishte arbitri tjetër shqiptar, Kreshnik Barjamaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga