
Egnatia - Bastet sportive
Humbja 1 me 0 në Bosnjë kundër Borac nuk i ka shuar shpresat e Egnatias, për një kualifikim në turin e dytë të Champions League. Diçka e tillë reflektohet dhe te bastet.
Nëse në Bosnjë, Borac shihej dukshëm më favorite, kuotat janë përmbysur. Kështu fitorja e Egnatias ka një koeficient tashmë 2.4 për sfidën e kthimit. Në anën tjetër fitorja e Borac vlerësohet me 3 brenda 90 minutave. Barazimi që nuk i bën punë Egnatias është 3.5.
Kujtojmë se takimi i kthimit luhet në “Elbasan Arena”. Prej orës 21:00, ditën e mërkurë më 17 korrik, e gjithë vëmendja do të jetë aty.
Poll