Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

E nisin me 2 gola disavantazh, trajneri i Shkëndijës shprehet optimist për përmbysjen

Shkruar nga NEWSPORT
E nisin me 2 gola disavantazh, trajneri i Shkëndijës shprehet optimist
Jeton Beqiri

Shkëndija do të luajë nesër në orën 20:00 përballë Noah. Nënkampionët e Armenisë arritën fitore 2 me 0 në shtëpi dhe për këtë do jenë më komod në transfertë.

Shkëndija duhet të bëjë sforco në Shkup, nëse do turin e dytë të Conference League. Për këtë ka folur trajneri Jeton Beqiri.

Timonieri i Shkëndijës pranon nivelin e dobët që skuadra tregoi në sfidën e parë. Megjithatë shton se pritet tjetër ndeshje në Maqedoninë e V

“Atmosfera në ekip është e mirë. Në ndeshjen e kthimit vijmë me një rezultat negativ dhe realisht nuk është ajo që ne do të donim, por në u munduam që të rikthejmë atmosferën në skuadër dhe besoj që futbollistët janë të gatshëm të japin maksimumin dhe të tentojmë që të eliminojmë rezultatin nga ndeshja e parë.

Mendoj që Shkëndija në ndeshjen kthyese duhet të jetë një ekip më i guximshëm, duhet të jetë ekip që të kërkojë më shumë golin dhe nuk duhet të jemi në panik për të shpejtuar të shënojmë gol, për shkak se një ndeshje futbolli zgjatë më shumë se 90-të minuta dhe besoj në qoftë se kemi një paraqitje kualitative, duhet të shfrytëzojmë rastin që të shënojmë gol dhe pastaj edhe presioni psikologjik të kaloj në anën e kundërshtarit. 2:0 nuk është rezultat që nuk mund të kthehet, është rezultat që i mundëson një lloj komoditeti ekipit kundërshtar, por ajo ka edhe minusat e veta, e cila mund të ju shndërrohet në negativitet. Ne mendojmë shumë pozitivisht, por ma e rëndësishmja nga gjithçka është të përmirësojmë performancën nga ndeshja e parë.

Unë besoj se ekipi kundërshtar ka shumë futbollist cilësor dhe njëri ndër ato është edhe Erald Çinari. Nuk dua të flas për atë se sa i ka munguar ekipit tonë, pasi më pëlqen më shumë të flas për futbollistët që ne kemi në ekip për momentin. Unë besoj që nuk duhet të bazohemi tek një futbollist, por duhet të bazohemi tek grupi. Për hirë të vërtetës ne si grup, ndeshjen e fundit nuk luajtëm në mënyrë cilësore ashtu siç dijmë ne të luajmë dhe nuk do të doja që një analizë ta bazojë tek një futbollist apo tek një individ, pavarësisht se bisedohet për një futbollist cilësor.

Mendoj që ndeshja kundër Noah, pavarësisht se ata janë një skuadër që kanë angazhuar shumë futbollist cilësor, por në fushën e lojës ishte një ndeshje e barabartë, një ndeshje që të dyja ekipet nuk treguan futboll shumë cilësor. E rëndësishme është se ne si skuadër arritëm të mbrohemi mirë në atë ndeshje, por gabum në momente të fundit të takimit, konkretisht në 10-të minutat e fundit dhe pranuam dy gola, njërin nga rivënia anësore dhe tjetrin nga rivënia këndore, të cilat në kësi lloj ndeshje të kësaj rëndësie nuk duhet pranohen. Jam i mendimit se është e nevojshme që nesër të japim maksimumin dhe gjithashtu të mundohemi të bëjmë një performancë shumë më të mirë, duke e krahasuar me ndeshjen e parë. Besoj që me ndihmën e publikut dhe fatit sportiv në raste të veçanta të kemi mundësi që të eliminojmë rezultatin negativ të ndeshjes së parë.

Gjatë javës ne kemi analizuar ndeshjen dhe gabimet ku kanë ndodhur dhe normalisht se nuk kemi ndonjë ndryshim në formacion. Unë nuk mendoj se problem kryesor është te ndryshimi në formacion apo te ndryshim në futbollist, por ne duhet të ndryshojmë qasjen, të jemi më shumë ofenziv, të jemi më shumë të rrezikshëm dhe të njejtën kohë tek të ekzistojë një lloj qetësie, e cila mund të na sjell te shënimi i golit të parë dhe pastaj më lehtë të arrijmë edhe tek golat e tjerë. Nuk duhet të futemi me shumë eufori në ndeshje, por duhet të futemi me një mençuri dhe agresivitet sa i përket anës kur e kemi topin, por edhe kur nuk e kemi që mos të iu japim shumë hapësira kundërshtarit”, u shpreh trajneri i Shkëndijës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga