Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Duel “titanësh” në Gjermani, formacionet e mundshme Bayern – PSG

Shkruar nga NEWSPORT
Duel “titanësh” në Gjermani, formacionet e mundshme Bayern
Bayern Munich - PSG

Champions League mbrëmjen e sotme do të vijë me takime mjaft të “zjarrta”, teksa do të luhen në kuadër të raundit të 5-të. Një prej duele më spektakolare luhet në Gjermani.

Bayern Munich do të presë në shtëpi PSG-në, takim që do të startojë në orën 21:00 dhe që merr vëmendjen e të gjithë tifozëve. Ekipet vijnë pas rezultateve jo shumë të mira në këtë sezon.

Pas 4 ndeshjesh gjermanët ia kanë dalë të sigurojnë 2 fitore dhe po kaq baarazime, ndërsa nga krahu tjetër francezët kanë koleksionuar vtëm 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Dueli mes tyre do të jetë “kokë më kokë” për 3 pikët, pasi në të kundërt çdo rezultat tjetër do të ishte fatal për ta.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munich: Neuer; Laimer, Upamecano, Kim, Davies; Kimmich, Goretzka; Olise, Musiala, Gnabry; Kane.

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Neves; Dembele, Asensio, Barcola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga