Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Do të sfidojnë Pajazitin, te Dinamo i dorëzohen “fatit”: Kundërshtar mjaft i vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
Do të sfidojnë Pajazitin, te Dinamo i dorëzohen
Dinamo - Hajduk Split

Dinamo rikthehet protagoniste në Europë pas 15 vitesh. Për dinamovitët janë 15 vite pritje për të siguruar edhe kualifikimin e parë në garat europiane.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja tashmë do të luajë në fazën e 3-të të Conference League, me “Blutë” që mposhtën me rezultat të përgjithshëm 3-2 ekipin e Atletic Escaldes.

Kundërshtari i radhës për Dinamon do të jetë një emër “big”. Daja me “djemtë” e tij do të sfidojnë Hajduk Split, ekip ku luan edhe Adrion Pajaziti.

Klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pranon vështirësinë e kësaj përballjeje, ndërsa ka zbuluar edhe datat kur do të sfidojë kroatët. Kështu dueli i parë mes tyre do të luhet më 7 gusht në Kroaci, ndërsa 14 gusht do të luajnë në “Elbasan Arena” sfidën e kthimit.

“Në turin e tretë të UEFA Conference League dinamovitët do të gjejnë përballë ekipin e njohur kroat të Hajdukut të Splitit. Një kundërshtar mjaft i vështirë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 gusht në Split, kurse ajo e kthimit një javë më pas në stadiumin “Elbasan Arena”.

#ForcaDinamo”, ka zbuluar klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga