
Gylfi Sigurdsson do të jetë padiskutim lojtari më i paparashikueshëm kundër Vllaznisë në takimin e dytë të Conference League. Ai luan me Vikingur Reykjavik, por aftësit e 35-vjeçarit nuk lën shumë vend për interpretim.
Ka shënuar 27 gola me përfaqësuesen islandeze, pjesë e klubeve elitare në Premier League si Tottenhem dhe Everton, tregues se karriera e Sigurdsson është e “plotësuar”. Por "uria" e lojtarit me detyra ofensive nuk është ndalur.
Në këtë dy ndeshje me Vikingur në Conference League, ai ka kontribuar me dy asist. Vlen të përmendim se goli i vetëm i ekipit nga Reykjavik në Shkodër erdhi prej këmbëve të Sigurdsson. “Panorama” e mësipërme është “sinajal” i qartë se 35-vjeçari do të jetë një problem konstant në portën e shkodranëve.