
Hamrun Spartans është rivali i Ballkanit në turin e dytë të Conference League. Kjo pasi të dyja klubet nuk ia dolën të kualifikohen në turin e parë të Champions League.
Ekipi nga Malta ka befasuar në 2 vitet e kaluara. Pikërisht në vitin 2022 ndodhi surpriza e madhe ku përmes Conference League shkuan deri në “play-off”. Ishte Partizani i Beogradit që i ndërpreu ëndrrën për grupet.
1 vit më vonë, Hamrun Spartans ia doli të marrë sërish rezultat surprizë. Kjo pasi në turin e dytë të Conference League mposhtën Dinamo Tbilisin. Rrugëtimin e tyre e ndërpreu më vonë Ferencvaros.
Pasi Lincoln Red Imps i befasoi ato dje, do të vazhdojnë rrugëtimin në Conference League. Ballkani përballet kështu me kampionët e Maltës.
Klubi vendoset në Hamrun të Maltës, qytet që gëzon një popullësi më të ulët se 10 mijë banorë. Djemtë e drejtuar nga Ilir Daja do kërkojnë të shmangin çdo befasi, për të kaluar në turin e dytë.