Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Arritëm në finale me sakrifica, skuadra është pjekur”, Italiano: Ndeshje e luftuar, shanset janë 50-50

Shkruar nga NEWSPORT
“Arritëm në finale me sakrifica, skuadra është
Vicenzo Italiano

Fiorentina dhe Olympiacos do të duelojnë mbrëmjen e nesërme në finalen e Conference League. Skuadra italiane do të kërkojë të bëjë të sajën këtë trofe. Sfidë kjo që do të startojë në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në “OPAP Arena” në Athinë.

Vicenzo Italiano ka analizuar këtë përballje, teksa ka theksuar se skuadra e tij është më e pjekur se një vit më parë dhe tashmë i di se cilët janë rrezikqet e një finaleje europiane. Ndër të tjera ai nënvizoi se gjthçka është 50/50.

“Sa bukur është të shikosh prapa në rrugëtimin që kemi ndërmarrë dhe tani e gjejmë veten këtu. E bukur sepse edhe këtë vit ne e kemi nderuar këtë kompeticion në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kemi arritur në finale pas një rrugëtimi të qartë.

Jemi në një finale tjetër të këtij kompeticioni, në të cilën do të përpiqemi të përfitojmë pak nga njohuritë e vitit të kaluar. Ne i dimë rreziqet dhe avantazhet që mund të kemi.

Nuk ka sekrete. Unë thashë që ne kishim aftësinë për t’u rikthyer në finale dhe se duhet ta interpretojmë këtë ndeshje si të ishte e fundit e jetës sonë, sepse askush nuk është i sigurt se mund të luajmë një tjetër. Ne duhet të përpiqeni të jemi perfekt dhe të kemi zjarr brenda.

Ne jemi të gjithë më të pjekur në krahasim me vitin e kaluar, kemi më shumë përvojë, e dimë se çfarë është përgatitja dhe çfarë kërkon një finale. Ky është një avantazh për mua, pastaj në fushë është një ndeshje 50/50 si të gjitha finalet”, përfundoi Vicenzo Italiano.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga