Lugano dhe Gent do të përballen këtë të enjtë për të luajtur sfidën e vlefshme për raundin e 5-të të Conference League. Ndeshja që do të zhvillohet në Thun të Zvicrës, nis në orën 21:00.
Tashmë UEFA ka caktuar dhe arbitrat që do të gjykojnë në këtë sfidë. Plot 5 gjyqtarë shqiptarë janë emëruar për ndeshjen mes Luganos dhe Gent.
Enea Jorgji do të jetë kryesori i kësaj sfide, teksa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Në krahun tjetër, arbitër i katërt është caktuar Eldorjan Hamiti.
Në VAR do të jetë italiani Marco Di Bello, ndërsa një tjetër arbitër shqiptar do të jetë asistent i tij, Kreshnik Barjamaj.
Poll