Dy klubet shqiptare, Shkëndija dhe Drita po bëjnë mjaft mirë në Evropë. Të dy ekipet po militojnë në UEFA Conference League këtë sezon dhe kanë shfaqur performanca të një niveli tepër të lartë.
Me 2 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, tetovarët mbajnë vendin e 21-të në tabelë me 7 pikë. Në krahun tjetër me 8 pikë të grumbulluara deri tani, kampionët e Kosovës renditen të 19-tët, me 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.
Kjo ka sjellë edhe fitime të mëdha për dy klubet. Secila prej tyre, deri më tani ka fituar plot 6 milionë euro. Pra një total për dy klubet shqiptare, 12 milionë euro të dhëna nga UEFA.
Fitimet mund të jenë akoma më të mëdha, në rast se ekipet do të shkojnë më tej në kompeticionin, Conference League.


