Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Xherdan Shaqiri në "telashe", ish mesfushori i Baselit i kthehet keq: Do të godisja, ke vetëm ankesa

Shkruar nga NEWSPORT
Xherdan Shaqiri në "telashe", ish mesfushori i Baselit i kthehet
Xherdan Shaqiri

Performanca e mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqiri në skuadrën e Basel ka qenë mjaft e mirë javëve të fundit, ku në 17 paraqitjet e tij ai ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 8 asiste. Megjithatë larg nga numri i golave të shënuar, mesfushori po merr kritika për sjelljen e tij në fushë.

Bëhet fjalë për deklaratat e ish-mesfushorit të Baselit, Carlos Valera kundër reagimeve të Shaqirit. Në një intervistët të dhënë për “Blue Sport”, ai u shpreh se nëse do të luante në të njejtin ekip me të do ta godiste, kjo pasi ai ka gjithmonë ankesa. 

 “Shaqiri? Nuk mundem ta mbajë më... Nëse do ta kisha në skuadër, do të shkoja ta godisja. Jam lodhur. Edhe kur dështon në pasime, është gjithnjë faji i tjetërkujt”, ka thënë 48-vjeçari.

Ndër të tjera Valera u ndal dhe tek gjyqtarët që sipas tij duhet ti japin atij një “mësim”, për të gjitha mosbindjet të cilat i ka për vendimet që i jepen.

“Të dielën kundër Winterthurit, gjyqtari e qortoi në një moment. Por jepini një karton të verdhë! Nëse doni vërtet ta qetësoni, jepini një karton të verdhë! Ai nuk ka të drejtë të ankohet kështu. Të gjitha vendimet e gjyqtarit janë të gabuara (sipas Shaqirit)... Dhe madje edhe në ekipin e tij, ata duhet të jenë të ngopur. Po, ai shënon gola, ka talent. Nuk po debatojmë për këtë. Por sanksionojeni! Sepse do ta bezdisë të gjithë ligën të shohë se ai mund të ankohet 25 herë dhe, në këtë ndeshje, ai ende nuk ka marrë një karton të verdhë”, ka përfunduar ish-mesfushori, Carlos Valera.

Poll

Lexo gjithashtu