Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Zhergova titullar te Juventusi, Xabi Alonso luan “finalen” me Real Madrid karshi “BISHËS” Haaland dhe Manchester City (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Zhergova titullar te Juventusi, Xabi Alonso luan “finalen” me Real
Champions League

Trajneri i Juventusit Luciano Spalleti e ka mbajtur fajlën për sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova. Lojtari i përfaqësueses “Dardane” do e nis si titullar te “Zonja e Vjetër” për herë të parë pas transferimit nga Lille.

Ekipi torinez përballet me Pafos në Champions League, stadiumi “Allianz Stadium”. “Finale” e parakohshme do të mbahet në “Santiago Bernabeu” mes Real Madrid dhe Manchester City.

“Galaktikët” ndodhet në një moment kritik, aty ku humbja në këtë duel përkthehet me shkarkimin e trajnerit Xabi Alonsos. Vinicius-Garcia-Rodrygo përbëjnë “tridhëmbëshin” ofensiv te Reali, ndërsa Guardiola i ka besuar Doku-Cherki në ndihmë të “pykës” Haaland.

Në fushë pas pak minutash zbresin edhe kampionët në fuqi të PSG-së, të cilët përballen me Bilbaon në rajonin Bask. Sfida të tjera të orës 21:00 janë Leverkusen – Neëcastle, Benfica – Napoli, Club Brugge – Arsenal dhe Dortmund – Bodo/Glimt.   

Zhergova titullar te Juventusi, Xabi Alonso luan “finalen” me Real
Athletic Bilbao - PSG
Zhergova titullar te Juventusi, Xabi Alonso luan “finalen” me Real
Juventus - Pafos
Zhergova titullar te Juventusi, Xabi Alonso luan “finalen” me Real
Real Madrid - Manchester City




  

Poll

Lexo gjithashtu