
Një nga momentet më të diskutuara dhe që vendosi fatet e ndeshjes Barcelona-PSG ishte padyshim ai karton i kuq i marrë nga Araujo. Ky i fundit i ndërhyri Barcolas, me këtë të fundit që po shkonte vetëm për vetëm me portierin.
E njëjta situatë ishte edhe në ndeshjen Dortmund-Atletico Madrid, por mesfushori i gjermanëve, Sabitzer nuk ndërhyri te Morata. Në momentin që sulmuesi spanjoll po shkonte drejt portës, Sabitzer thjeshtë e ndoqi këmba-këmbës, dhe në momentin që Morata doli i vetëm me portierin e dërgoi topin jashtë duke mos shënuar dot.
Pas këtij episodi, mesfushori austriak, Marcel Sabitzer ishte lojtari më i mirë për Dortmund. Ai shënoi 1 gol dhe asistoi në 2 të tjerë, duke i dhënë ekipit të tij një ndihmë të madhe për të shkuar në gjysmëfinalen e Champions League, aty ku do të përballen me PSG-në.