
Drita
Ekipi kampion i Kosovës, Drita e ka nisur mjaft mirë aventurën në fazën e parë kualifikuese të Champions League. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani triumfoi përballë ekipit nga Lukesmburgu, Differdange.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi 1-0 në favor të ekipit shqiptar. Goli i sulmuesit Arb Manaj, mjaftoi për fitoren e rëndësishme.
Goli i Arb Manaj
Ndërkohë që ekipi tjetër shqiptar, Shkëndija e Tetovës, barazoi në transfertë përballë uellsianëve të TNS. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 0-0, me tetovarët që kanë shumë shpresa për fitore në ndeshjen e kthimit.
Poll