
Tifozët e Borussia Dortmund
Real Madrid do të luajë përballë Borussia Dortmund finalen e madhe të UEFA Champions League 2024. Sfida që do të zhvlliohet në stadiumin “Wembley” të Londrës, do të startojë në orën 21:00.
Tifozët gjermanë si në çdo ndeshje, nuk kishin si të mungonin edhe në këtë supersfidë. “Muri” verdhezi ka “pushtuar” Londrën pak para nisjes së finales së madhe të Champions League.
Pushtimi i gjermanëve shihet qartë edhe nga video-t që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku rrugën e Londrës janë veshur verdhezi, me tifozët e Dortmundit që kanë nisur marshimin drejt stadiumit.
Borussia Dortmund fans in London.pic.twitter.com/55tHSa0B13
— ikonik (@IkonikFCB) June 1, 2024
Poll