
Ilkay Gundogan sulmoi ashpër shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Ronald Araujo për humbjen 1-4 përballë PSG-së. Mesfushori gjerman tha se ndërhyrja e bërë nga Araujo dhe kartoni i kuq i marrë nga ai ishin fatale për këtë humbje.
Pikërisht për këto akuza, Ronald Araujo është shprehur se nuk preferon të flasë për deklaratat e bëra nga Gundogan. Ai thotë se përtej këtyre deklaratave, ai është i zhgënjyer për eliminimin, duke thënë se ndërhyrja e tij edhe mund të mos ishte karton i kuq. Gjithashtu, Araujo foli edhe për ndeshjen e fundjavës ku Barcelona do të përballet me Real Madrid.
“Preferoj që ta mbaj për vete atë që mendoj mbi deklaratat e Gundogan. Ka disa kode dhe vlera që duhen respektuar. Ashtu si të gjithë tifozët ndjehem i zhgënjyer për eleminimin, ajo ndërhyrje e imja ishte 50 me 50, por arbitri vendosi të më përjashtonte.
El Clasico ndaj Realit? Duhet të ruajmë qetësinë, e dimë se kemi shansin për të rihapur garën në kampionat. Është i vetmi kompeticion që na mbetet dhe do të japim maksimumin”, është shprehur qendërmbrojtësi, Ronald Araujo.