
Inter dhe Barcelona do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur gjysmëfinalen e dytë të UEFA Champions League. Pas barazimti 3-3 në duelin e parë, duke nisur nga ora 21:00 sonte në “San Siro” do të vendoset finalisti.
Tashmë dy trajnerët si Simone Inzaghi dhe Hansi Flick kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë nga minuta e parë. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të duelit mes Interit dhe Barcelonës.
Vlen të përmendet që Kristjan Asllani e nis këtë supersfidë nga stoli, me shpresën që do të marrë minuta përgajtë ndeshjes.
FORMACIONET ZYRTARE:
INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro. Trajner: Simone Inzaghi.
BARCELONA (4-2-1-3): Szczesny; Garcia, Cubarsi, Inigo Martinez, Gerard Martin; Pedri, De Jong; Dani Olmo; Lamine Yamal, Ferran Torres, Raphinha. Trajner: Hansi Flick.