Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Rrugëtim i jashtëzakonshëm”, Simone Inzaghi nuk fshihet: Duam trofeun e Champions, kemi lënë prapa emra “big”

Shkruar nga NEWSPORT
“Rrugëtim i jashtëzakonshëm”, Simone Inzaghi nuk
Simone Inzaghi

Interi triumfoi 3-0 ndaj Monacos mbrëmjen e djeshme me zikaltërtit që u kualifikuan mes 8 ekipeve më të mira të këtij turne. Pas kësaj fitoreje ka folur Simone Inzaghi, i cili padiksutim ishte shumë i lumtur për këtë rezultat

Ndër të tjera theksoi se pavarësisht çdo gjëje, Interi ka si objektiv trofeun e Champions. Një rrugëtim i jashtëzakonshëm dhe fakti që kanë lënë prapa ekipe me emër, bën që në Itali të jenë shumë optimisht se do t’i shkojnë deri në fund këtij rrugëtimi.

“U bëra komplimente djemve sepse kemi bërë ndeshje të rëndësishme. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm sepse jashtë 8 më të mirave kanë mbetur skuadra të forta. Kemi pësuar vetëm një gol në këtë kompeticion ndaj Leverkusenit. Tani objektivi është që të shkojmë deri në fund të çdo kompeticioni. Por edhe rivalët duan që të bëjnë të njëjtën gjë.

E kam thënë që nga dita e parë e grumbullimit. Unë e di çfarë do të thotë të prezantosh Interin në Europë. Jemi duke fituar trofe në këto 4 sezone. Kemi ambicie dhe nuk ndalemi.

Në fazën e 1/8-ave do të kemi një ekip italian ose një holandez. Gjëja më e vështirë e këtij Champions-i është që t’i përgatisnim ndeshjet me 8 rivalë të ndryshëm. Donim të bënim një rrugë të jashtëzakonshme dhe ia dolëm”, ka përfunduar timonieri i italianëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga