
Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e Champions League, një kompeticion që këtë vit vjen me disa ndryshime. Të gjithë skuadrat pjesëmarrëse në Champions League janë vendosur në një gurp, ku do të zhvillojnë mes tyre një “mini” kampionat.
Ekipet do të luajnëë 8 ndeshje dhe më pas do të vendoset se kush do të kalojë në fazën tjetër të këtij turne. Kështu 8 ekipet e para do të kualifikohen direkt në fazën e 1/16-ave të Champions, ndërsa ekipet nga vendi i 9-të deri te 24 do të kalojnë në fazën e 1/8-ave të këtij turne.
Skuadrat që renditen poshtë vendit 25-të do të elimonohen. Kështu sfidat e ditës së sotme janë mjaft interesante, teksa 6 takime marrin vëmendjen.
Në orën 18:45 do të përballen Juventus – PSV dhe Young Boys –Aston Villa. Ndërkohë në orën 20:45 do të luhen Milan – Liverpool, Bayern Munich – Dinamo Zagreb, Real Madrid – Stuttgart dhe Sporting – Lille.
