Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Pritjes i vjen fundi, trajneri i Juventusit jep LAJMIN E MADH për Zhegrovën

Shkruar nga NEWSPORT
Pritjes i vjen fundi, trajneri i Juventusit jep LAJMIN E MADH për
Edon Zhegrova

Nesër Juventus do të luajë përballë Pafos në orën 21:00, sfidë kjo e cila është e vlefshme për javën e 6-të të Champions League. Juventus vjen me një surprizë pasi sulmuesi shqiptar, Edon Zhegrova do të luaj titullar.

Kjo u konfirmua edhe nga trajneri i skuadrës, Luciano Spalleti. I cili gjatë një interviste të dhënë u shpreh se lajmi më i rëndësishëm është kthimi i Zhegrovës në lojë. Duke vlerësuar kështu edhe përkushtimin që ai ka treguar. 

“Diçka do të ndryshojë. Mund të them një gjë mjaft të rëndësishme. Zhegrova do të fillojë. Ai djalë e meriton pasi po punon shumë”, u shpreh timoneri i skuadrës.

Një lajm i mirë ky për yllin shqiptar, Zhegrovën pasi ai nuk ka pasur shumë minuta në fushë. Por megjithatë në çdo paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, ai ka bërë mjaft mirë. Rikujtojmë se ai u bë pjesë e Juventusit në 1 shtator të 2025 dhe ka një kontratë e cila i skadon në 30 qershor të 2030-ës.

 

 

 
Poll

Lexo gjithashtu