Bayern Munich do të luajnë të martën përballë Paris Saint-Germain, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Në stadiumin “Parc de Princes”, bavarazët do t’i duhen të përballen me një sërë mungesash të rëndësishme, dhe jo vetëm në fushën e lojës.
Pas Gnabryt dhe Guerreiros të cilët u njoftuan të dëmtuar për pjesën e mbetur të sezonit, po ashtu edhe trajneri Vincent Kompany do të privohet nga drejtimi i skuadrës në stol.
Ndëshkimi me dy të verdhë në sfidën e fundit përballë Real Madrid, ka bërë që belgu të pezullohet për këtë duel dhe e vetmja mundësi që të ndihmojë të tijët me udhëzimet në segmente të kufizuara.
Atij i ndalohet të ketë komunikim përmes telefonit, ndërsa do t’i lejohet të japë intervista pas përfundimit të ndeshjes. Një protokoll “i rreptë” nga ana e UEFA-s që mund të ndikojë jo pak tek marrëdhënia trajner-skuadër, por që gjermanët e kanë të qartë se asgjë s’mund t’i ndalojë për të bërë maksimumin përgjatë 90 minutave.
