Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Një humbje ndaj Barcelonës komplikon kualifikimin Atalantës, Gjimshiti i gatshëm në 11-shen titullare

Shkruar nga NEWSPORT
Një humbje ndaj Barcelonës komplikon kualifikimin Atalantës,
Berat Gjimshiti

Ndër 18 përballjet e nesërme dhe të fundit për klasifikimit të Champions League, një supersfidë është ajo mes Barcelonës dhe Atalantës. Të dyja ekipet kanë pësuar vetëm një humbje në këtë format të Ligës së Kampionëve.

Një ndeshje e rëndësishme kjo për bergamaskët, duke patur përpara një rival të fortë si katalanasit që po bëjnë mirë këtë sezon. Për 11 titullarët që do të zbresin në fushë nesër, trajneri i zikaltërve Gian Piero Gasperini me shumë gjasa do të inkuadrojë në minutën e parë dhe Berat Gjimshitin në treshen e mbrojtes.

Barcelona pozicionohet e dyta në renditjen e Champions League me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa Atalanta e mbrojtësit kuqezi në vendin e 7-të me 14 pikë, një humbje do t’i komplikonte kalimin në raundin e 1/8-ve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga