Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Nga PSG – Bayern te Liverpool – Real Madrid, Champions League “TRONDIT” me finalet e parakohshme (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga PSG – Bayern te Liverpool – Real Madrid, Champions League
Champions League

Pas pak minutash do të zbresin në fushë 14 ekipe, e përkthyer me 7 ndeshje në Champions League, java e 4-të. Kompeticioni më elitar për klube në Europë, pritet të “pushtojnë” jo vetëm kontinentin e vjetër, por edhe më gjerë me dy “finalet” e parakohshme, konkretisht PSG – Bayern dhe Liverpool – Real Madrid.

Kampionët në fuqi do luajnë përballë bavarezëve, e cila është e vështirë për të dhënë një parashikim të saktë. Trajneri Lusi Enrique nuk ka asnjë surprizë në rreshtim apo emra, e njëjta gjë ndodh edhe me Bayern e Kompany. Pritet një duel Dembele – Kane në sulm apo Vitinha – Kimmich në mesfushë.

Trajneri Arne Slot nga kampi i Liverpool ka shkaktuar jo pak habi, duke lënë në stol Gakpo dhe vendosur në pozitën e titullarit në linjat e sulmit Wirtz. Xabi Alonso luan me sistemin 4-4-2, në majë të sulmit ndodhen Mbappe dhe Bellingham.

Juventusi kërkon fitoren e parë në Champions për këtë sezon, teksa duelon me Sporting në “Allianz Stadium”. Edon Zhegrova do jetë në stol. Në program janë edhe ndeshje të tjera si Atletico Madrid – Royale Union, Bodo/Glimt – Monaco, Olympiacos – PSV e Tottenham – Copenhagen.

Nga PSG – Bayern te Liverpool – Real Madrid, Champions League
Atletico Madrid - Royale Union
Nga PSG – Bayern te Liverpool – Real Madrid, Champions League
Juventus - Sporting
Nga PSG – Bayern te Liverpool – Real Madrid, Champions League
Liverpool - Real Madrid
Nga PSG – Bayern te Liverpool – Real Madrid, Champions League
PSG - Bayern Munich





          

Poll

Lexo gjithashtu