Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Ne nuk kemi oligarkë, por OLISE!” Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i mahnitur nga goli përballë Real Madrid: Sido të vijë puna, ai është aty

Shkruar nga NEWSPORT
“Ne nuk kemi oligarkë, por OLISE!” Ish ministri i
Ilustrim: Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani & sulmuesi i Bayern Munich, Michael Olise

Bayern Munich mori një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme në çerekfinalen e Champions League, duke mposhtur Real Madrid-in në “Allianz Arena” me shifrat 4-3. Pas triumfit 1-2 edhe në ndeshjen e parë, bavarezët kanë prerë biletën për gjysmëfinalen.

Ndërkohë që pas këtij dueli ku protagonist ishte edhe ylli anglez Michael Olise, lëvdatat nuk kanë munguar as nga ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ky i fundit nuk ka kursyer elozhet për Olise-n, duke përzierë pak me ironi, në lidhje me oligarkët.

“Ne nuk kemi oligarkë, por OLISE... Sido të vijë puna ai është aty për të dhënë goditjen finale. Le të shkojmë! Kalojmë tek ndeshja tjetër”, shkruan Manjani në rrjetin social “Facebook”.

Poll

Lexo gjithashtu