Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Ndeshje e lehtë? Vincent Kompany ul me “këmbë në tokë” lojtarët e tij: Kundërshtari ynë ka bërë më mirë se kushdo në 5 vitet e fundit!

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshje e lehtë? Vincent Kompany ul me “këmbë në
Vincent Kompany

Bayern Munich do të përballen sonte në shtëpi me Royale Union SG, në kuadër të raundit të 7-të të ligës së fazës në Champions League. Ndeshja që do të zhvillohet në “Allianz Arena” nis në orën 21:00, ndërsa trajneri Vincent Kompany ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.

“Isha ndoshta i pari që thashë në një konferencë për shtyp (si trajner i Anderlechtit midis viteve 2020-2022) se ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Thashë ‘ky nuk është një kundërshtar i lehtë, ata do të luajnë për tituj shumë shpejt’. Ajo që dua të them është se ata punojnë shumë fort.

Kanë lojtarë të talentuar dhe është një klub që e njeh rolin e tyre si autsajder prej vitesh dhe e përdor mirë këtë. Kam shumë respekt për ta. Ata janë surprizues, janë kompaktë dhe mund të kenë këto momente heroike. Asnjë klub nuk e ka bërë më mirë në Belgjikë në pesë vitet e fundit”, tha Kompany.

Poll

Lexo gjithashtu