Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Mposhti Cityn, Amorim: Më mirë se kaq s’ka ku shkon, ishte e shkruar lamtumira

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhti Cityn, Amorim: Më mirë se kaq s’ka ku shkon, ishte e
Ruben Amorim

Sportingu i Lisbonës triumfoi 4-1 ndaj Manchester Cityt në Champions League. Një fitore spektakolare e skuadrës së Ruben Amorim, me këtë të fundit që më 11 nëntor do të marrë zyrtarisht drejtimin e Manchester United.

Pas triumfit në Champions, portugezi ka folur për mediat. 39-vjeçari ka theksuar se më mirë se kaq nuk mund të shkonte. Ndër të tjera ka nënvizuar se lamtumira e tij në këtë formë ishte e shkruar.

“Nuk mund të ishte më mirë se kaq. Ne patëm fatin që nuk e kemi pasur herë pas here. Ishte një pjesë e parë shumë e vështirë për ne. Ne nuk patëm topin dhe kishte shumë nerva. Por me të shënuar golin pas pushimit ne u përmirësuam.

Sigurisht që ata dy golat në pjesën e dytë ndihmuan shumë. Ata ndryshuan ndeshjen. Atmosfera në stadium ishte e pabesueshme. Mendoj se ishte e shkruar që lamtumira ime të ishte e tillë”, ka theksuar portugezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga