Milani ka një takim interesant sot në Ligën e Kampionëve kundër serbëve të Crvena Zvezda. Dejan Savicevic ka folur për gazetën e famshme italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ për përballjen e sotme të dy ish-ekipeve të tij.
Savicevic ka mbajtur me krenari fanelën e të dyja skuadrave, në të cilat ka dhënë një impakt të madh në atë periudhë. Ish- lojtari ka dhënë mendimin e tij se sip ret të rrjedh takimi i Champions në Itali.
“Champions League është një turne me shumë skuadra dhe me formulë të re. Është më mirë formula e re ku çdo ekip ka në dorë fatet e tij.
Milani është një ekip i madh. Ata janë shumë herë më të fortë se Zvezda.
Këta të fundit kanë ndrysguar shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Milani humbi kundër Atalantës, por në Europë është një histori krejt tjetër. Mendoj se italianët kanë çdo gjë për të fituar takimin.”, u shpreh ish-futbollisti malazez.