Bayern Munich doli fitues nga “Parc des Prince” ndaj PSG-së me shifrat e ngushta 2 – 1. Goli i Luis Diaz që në minutën e 4-të “ndezi” ndeshjen. Në minutën e 22-të, Parisi shënoi me Dembele, por pas rishikimit në “VAR” anulohet.
3 minuta më vonë fituesi i “Topit të Artë” del nga fusha i dëmtuar. Për ti përkeqësuar gjërat mendojë Diaz, golin e dytë në minutën e 32. Pikërisht lojtari në fjalë në minutën e 45+7 u largua me karton të kuq pas ndërhyrjes brutale ndaj Hakimi.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Parisi tentojë me të gjithë mënyrat, madje duke dominuar me raste, por nuk shënoi më shumë se 1 gol (Neves 74’). Bayern Munich vazhdon serinë e fitoreve radhazi për këtë sezon të ri. Në “Anfield Road”, Liverpool i befasoi të gjithë, pavarësisht formës së vështirë që vinin.
Goli i Mac Allister në minutën e 61 vendosi fatet e ndeshjes. Një Real i “përgjumur”, mjaftonë të përmendim goditjet në kuadrat, 9 – 2 për Liverpool. Juventusi edhe me Spallettin nuk di të fitojë në Champions, vetëm 1 – 1 ndaj Sporting, 1 humbje dhe 3 barazime në 4 ndeshje për “Zonjën e Vjetër”.
Finalizimi i vetëm erdhi nga Vlahovic, ndërsa në fushë zbriti nga minuta e 72 edhe Edon Zhegrova. Në duelet e tjera, Atletico Madrid fitoi 3 – 1 kundër Royale Union, Tottenham “shkatërroi” Copenhagen 4 – 0, Monaco fitoi minimalisht në transfertë me Bodo/Glimt, kurse Olympiacos u nda në barazim 1 – 1 karshi PSV.
Atletico Madrid – Royale Union 3 – 1 (Alvarez 39', Gallager 72', Llorente 90+6'/R.Sykes 80')
39' Alvarez
72' Gallager
80' R.Sykes
90+6' Llorente
Bodo/Glimt – Monaco 0 – 1 (Balogun 43')
Juventus – Sporting 1 – 1 (Vlahovic 34'/Araujo 12')
12' Araujo
34' Vlahovic
Liverpool – Real Madrdi 1 – 0 (Mac Allister 61')
61' Mac Allister
Olympiacos – PSV 1 – 1 (G.Martins 17'/Pepi 90+3')
PSG – Bayern Munich 1 – 2 (Neves 74'/Luis Diaz 4', 32')
4' Luis Diaz
22' Goli i anuluar nga Dembele
33' Luis Diaz
45+7 Kartoni i kuq për Luis Diaz
74' Neves
Tottenham – Copenhagen 4 – 0 (Johnson 19', Odobert 51', van de Ven 64' Palhinha 67')
