Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Madrilenët festojnë 1 Qershorin me trofeun e Champions League, Real Madrid kampion Europe për herë të 15-të

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Madrilenët festojnë 1 Qershorin me trofeun e Champions League,
Real Madrid

Borussia Dortmund 0-2 Real Madrid (Carvajal 74', Vinicius 83')

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 15-të në histori. Madrilenët triumfuan në finalen e UEFA Champions League 2024 përballë Borussia Dortmund, në supersfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Një sfidë që nisi shumë mirë për Dortmundin, të cilët dominuan pjesën e parë me raste të pastra. Si fillim ishte Karim Adeyemi i cili humbi rastin e pastër përballë Courtois, e më pas Fullkrug goditi shtyllën. Pavarësisht insistimit të gjermanëve, fraksioni i parë i finales u mbyll 0-0.

Me nisjes e pjesës së dytë, “djemtë” e Carlo Ancelottit u treguan më agresive, të cilën nisën të sulmonin portën e Kobel. Portieri i Dortmundit bëri disa pritje vendimtare, deri në minutën e 74’ aty ku Carvajal nuk fali pas goditjes me kokë.

Në momentin që Borussia tentoi të “ngrinte kokë”, ishte Vinicius Jr që mbylli gjithçka. Në minutën e 83’ të sfidës, braziliani vulosi fatet e finales duke dyfishuar shifrat dhe duke shpërthyer festën madrilene në Londër.

Një fitore e madhe për Real Madrid, të cilët jo vetëm “rrëmbejnë” troufeun e 15-të të Champions League, por edhe shkëputen me plot 8 tituj nga ndjekësi më i afërt që është Milani.

FORMACIONET ZYRTARE:
BORUSSIA DORTMUND:
 Kobel, Schlotterbeck, Hummels, Maatsen, Ryerson, Can, Sabitzer, Brandt, Sancho, Adeyemi, Fullkrug. Trajner: Edin Terzic
REAL MADRID: Courtois, Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy, Valverde, Camavinga, Kroos, Bellingham, Rodrygo, Vinicius. Trajner: Carlo Ancelotti.

Rastet e ndeshjes:
83' GOL! Vinicius dyfishon shifrat.

74' GOL! Carvajal kalon Realin në avantazh.

69' Rasti më i mirë për Realin, Bellingham gati sa nuk ndëshkon ish-ekipin.

45+4' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
41' Sabitzer tenton supergolin, Courtois i thotë "Jo".

28' Kundërsulm i rrezikshëm nga Dortmund.

22' Tifozët gjermanë nuk u besojnë syve, shtylla i mohon golin Dortmundit.

21' Adeyemi me "mendjen" te Loredana, gjermani gabon i vetëm përballë Courtois.

1' Ndërpritet ndeshja, tifozët futen në fushë.

1' Starton finalja e UEFA Champions League.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga