
Me triumfin ndaj Chelsea, Manuel Neuer ka arritur fitoren e tij të 100-të në Champions League. Një arritje kjo, që e vendos atë krah lojtarëve të tjerë elitarë.
Pas emrave si Cristiano Ronaldo, Thomas Muller dhe Iker Casillas, Neuer është i katërti që arrin këtë shifër.
Në moshën 39 vjeç e 174 ditë, ai gjithashtu u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur për Bayernin në këtë kompeticion, duke thyer rekordin e Lothar Matthaus.
Por, për Neuer, fitorja 3-1 ndaj Chelsea kishte një rëndësi shumë më të madhe sesa arritjet personale, pasi për të, suksesi i ekipit është gjithmonë përparësi.
“Kur je lojtar i Bayernit, gjithmonë dëshiron të fitosh. Ne po lundrojmë mbi një valë pozitive”, ishin fjalët e portierit gjerman.