
Kimmich nuk është aspak fajtor për shumë rastet të humbura në klubin e Bayernit. Përkundrazi, në sezonin aktual ka dhënë 70 asistime për gol, ndonëse një numër i vogël janë shfrytëzuar.
Kjo është më shumë se çdo lojtar tjetër në Bundesligë. Sigurisht edhe arsyeja pse ai shpreson që efikasiteti para portës të përmirësohet sërish, njësoj si në gjysmën e parë të sezonit. Megjithatë, Kimmich është ende i sigurt për ndeshjen e kthimit kundër Interit:
“Nëse jemi pak më shumë efikas, atëherë loja mund të shkojë në favorin tonë. Arritja në gjysmëfinale nuk do të ndodhë, nëse humbasim kaq shumë shanse përsëri. Ne duhet të përpiqemi të krijojmë boshllëqe dhe më pas t'i shfrytëzojmë ato”, tha shkurtimisht Kimmich.