Benfica shkaktoi surprizën e madhe mbrëmjen e djeshme, me ekipin e Jose Mourinhos që triumfoi 4-2 përballë Real Madrid. Kjo fitore i kualifikoi portugezët në “Play-Off” të Champions League, ndërsa bëri që madrilenët të humbnin shansin e kualifikimit direkt në 1/8-at e këtij turneu.
Goli i minutësh 90+8 i shënuar nga portieri, Trubin “çmendi” portugezët, të cilët festuan pas këtij triumfi spektakolarë. Pas këtij suksesi ka folur Mourinho, me timonierin e Benficas që ishte mjaft i lumtur, ndërsa shprehet se e dinte se portieri do të shënonte gol. Ndër të tjera nënvizoi se në karrierën e tij ka parë gjëra të jashtëzakonshme, por kjo fitore e ka brë të ndjehet si të ishte hera e parë.
“Fitorja? Kam shpesh kthim në kujtesë të të gjitha gjërave që kam përjetuar. Por kjo që ndodhi sot është me të vërtetë hera e pare.
Si u ndjetë? Fola me Hausen në tunel, ka qenë lojtari im te Roma. I thashë që kishin qenë më fat, pasi mund të mposhteshin shumë më thellë se 4-2.
Ishte i përgatitur goli i Trubin? E dinim që mund të shënonte, edhe ndaj Portos i kishte shkuar afër… Djaloshi i ka cilësitë për ta bërë këtë, pastaj është krosimi që bën diferencën. Ajo goditje dënimi ishte një fat i madh, ashtu siç shkuam atje me portierin… Nuk e dija që na nevojitej një gol më shumë, m’u tha në minutën e fundit. Edhe nëse nuk do të ishim kualifikuar, do të mbetej krenaria”, ka përfunduar ish-timonieri i Romës.
