
Real Madrid do të presë ditën e nesërme në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Bayern Munich. Dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për gjysmëfinalen e dytë të Champions League.
Një përplasje “titanësh” në këtë kompeticion, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduan në barazim 2-2. Si madrilenët ashtu edhe gjermanët do të tentojnë fitoren për të siguruar biletën e finales së “Ëembley-t” në Champions.
Skuadra spanjolle është gati për një 90-të minutësh të luftuar dhe Carlo Ancelotti para kësaj sfide është i bindur se në fund do të jenë të tijtë që do të festojë. Bayern sipas tij përfaqëson historinë dhe kanë respekt për të, por në shtëpi nuk do të falin asnjë kundërshtarë.
“Ne jemi shumë të emocionuar dhe të motivuar për të luajtur nesër dhe do të bëjmë më të mirën për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.Bayern Munich është një klub me shumë histori dhe traditë futbolli. Ne kemi shumë respekt për ta. Ne presim një tjetër natë euforike në Bernabeu nesër”, përfundoi timonieri italian.