Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

I shënoi dy gola Barcelonës, holandezi Dumfries me “këmbë në tokë”: Jam i lumtur, por gjithçka mbetet e hapur

Shkruar nga NEWSPORT
I shënoi dy gola Barcelonës, holandezi Dumfries me
Denzel Dumfries dhe Marcus Thuram

Barcelona dhe Inter kanë barazuar në supersfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e UEFA Champions League. Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Olímpic Lluís Companys”, përfundoi 3-3. Në përfundim të këtij dueli ka folur autori i dy golave për zikaltërit, Denzel Dumfries.

“Mendoj se ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë. Pas tre humbjeve pamë Interin e vërtetë që luajti me zemër dhe jam krenar. Tani po mendojmë për Veronën dhe pastaj ndeshjen e kthimit me Barçën. Ne donim të fitonim, por ishte një ndeshje e mirë. Gjithçka është e hapur, do ta shohim në “San Siro”.

Jam i lumtur për aspektin personal. Kalova një dmëtim të vështirë, por tani jam rikthyer. Kualifikim? Gjithçka është është e mundur, ne jemi një ekip i fortë dhe duhet ta dëshmojmë këtë në çdo ndeshje”, tha mbrojtësi holandez.

Tashmë gjithçka mbetet të përcaktohet në “San Siro”, ku do të mësohet edhe finalisti i parë i këtij edicioni të Champions League. Kujtojmë që ndeshja e kthimit Inter – Barcelona do të luhet më 6 maj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga