
Jude Bellingahm është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe tashmë po lë “gjurmë” me Real Madrid. Anglezi ishte vendimtar me golin e tij në fitoren 1-0 të madrilenëve ndaj Juventusit në Champions League.
Pas këtij suksesi ka folur vetë sulmuesi, i cili bën dallimin e ekipit mes sezonit të kaluar dhe këtij aktualë. Bellingham shprehet se Carlo Ancelotti luante me disa formacione dhe ndaj luante keq, pasi e kishte të vështirë të përshtatej.
“Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme. Pas kaq shumë kohësh, të luaj një ndeshje të madhe të Ligës së Kampionëve dhe të shënoj golin e fitores, e kam ëndërruar këtë moment.
Mendoj se vitin e parë luajtëm me disa formacione të ndryshme, Carlos i pëlqen të jetë i adaptueshëm. Viti i kaluar nuk ishte një katastrofë, nuk luajta shumë keq, me 15 gola dhe 14 asistime.
Këtë sezon, procesi ka ndryshuar me trajnerin e ri, ne duam të luajmë më mirë dhe të shënojmë më shumë”, ka theksuar anglezi.