Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Heroi i Bayern Munchen, Joshua Kimmich: Jetojmë për këto momente, fokusi te Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Heroi i Bayern Munchen, Joshua Kimmich: Jetojmë për këto momente,
Joshua Kimmich, Bayern Munchen

Joshua Kimmich ishte heroi i ndeshjes në Allianz Arena. Goli i tij në pjesën e dytë i lejoi Bayern Munich të kualifikohej në gjysmëfinale të Champions League duke eliminuar Arsenalin e Mikel Artetës. Mesfushori gjerman u votua lojtari më i mirë i ndeshjes dhe foli për mediat pas kësaj fitoreje të artë.

"Është një ndjenjë e pabesueshme të shënosh një gol kaq të rëndësishëm para tifozëve tanë, në një mbrëmje si kjo. Ne jetojmë dhe punojmë për momente të tilla dhe kemi punuar shumë për ta realizuar atë. Sot u shpërblyem, kështu që tani do të fokusohemi në gjysmëfinale, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Ishte e mrekullueshme të festosh me tifozët. Paraqitja në pjesën e dytë ishte shumë e mirë, mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Në fund, nëse shikoni ecurinë e të dyja ndeshjeve, mendoj se e merituam të kalonim”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga